Mirë se vini në Shopin e Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih KUJDES: Porositë jashtë Zvicrre i dërgojmë vetëm pasi ta bëni parapagesën.Ju zgjidhni artikujt që dëshironi ti porositni dhe pastaj na kontaktoni në këtë adresë: islamischen@sunrise.chpastaj ne ju tregojmë si mund ta bëni parapagesën.
Mbi 30 orë ligjërata me tema të ndryshme nga Hoxha i nderuar Januz Leka
Temat e Ligjëratave:
- Durimi dhe sprovat, - Hixhreti, viti i ri i muslimanëve, - Hytbe të xhumasë me tema të ndryshme, - Kuptimi i emrit të Allahut xh.sh. El-Vedud, - Kur’ani mrekulli shkencore, - Kur’ani mrekulli shkencore në krijimtarin e Universit, - Magjia – Sihri mëkat i madh, - Mënyra se si i afrohet shejtani njeriut, - Miqësia e Allahut xh.sh. me robërit e tij, - Mos e festoni vitin e ri Krishterë o Muslimanë, - Historia e Nuhut a.s., - Pendimi – Mëkatet e mëdha dhe mëkatet e vogla, - Si e ka humb rinia shqiptare rrugën e udhëzimit, - Vdekja dhe trishtimet e saj, - Vlera e diturisë në Islam, - Vrasja mëkat i madh
Titulli: Të jetosh pa brenga Autorë: Mr. Ejup Haziri Redaktorë profesional: Mr. Sadik Mehmeti Redaktorë gjuhësorë: Dr. Hysen Matoshi Përgatiti për shtyp: Bashkim Avdiu Ballina: Dorlir Kraja Shtypi: Fokus Print Botues: Fondacioni i Rinisë Islame Viti i Botimit: 2010
Jeta është një dhuratë e madhe, njeriu në të nuk lihet krejtësisht pa brenga, pikëllime e probleme, ato do ta shoqërojnë atë hap pas hapi. Njeriu do të kalojë në të nëpër faza të vështira, mirëpo nëse e kupton qëllimin e ardhjes së tij, atëherë me shfaqjen e durimit të tij, do ta ketë më të lehtë që t’i përballojë goditjet që do të marrë në jetë. Libri ka synimin kryesor, që brengat e njerëzve t’i largojë, mërzinë t’ua shuajë, pikëllimin t’ua dëbojë, e në jetën e tyre të sjellë qetësi, gëzim, e rehati shpirtërore. Të sprovuarit i përgëzon me falje dhe kënaqësi në jetën e gjithmonshme, paraprakisht në sprovat e tyre i këshillon që të jenë të durueshëm dhe me shpresë në ditët vijuese.
Atyre që jeta u është bërë monotoni dhe e njëjtë çdo ditë për shkak të problemeve dhe dëshpërimeve, i frymëzon me shembuj të shumtë nga historia, ku shumë prej tyre e kaluan jetën duke vuajtur e duke i ndjekur pikëllimi e dëshpërimi, por të gjitha ato përvuajtje e dëshpërime një ditë mbaruan dhe u shuan. Libri është një stimulim për të gjithë të zakonshmit që pa marrë parasysh vuajtjet e tyre, nuk duhet të dorëzohen, por shpresa dhe vullneti duhet të jenë mbi të gjitha. Të jetë i bindur dhe i vendosur se të gjithë ato që kanë ardhur po ashtu edhe do të shkojnë. Me durim i tejkalon vuajtjet dhe dëshpërimet, i vuajturi duhet t’i ngjajë lisit që nuk i përkulet as stuhisë së vrullshme, madje as që njeh përkulje ani pse përpara ka furtunën e madhe.
Jetën jetoje ashtu siç është, pas çdo pikëllimi do të ketë edhe gëzim, pas çdo sprove do të ketë edhe rrugëdalje, mos qëndro përherë i dëshpëruar, se zemra jote do të jetë e thyer, e ëndrrat e tua shkojnë pa u realizuar, por hape një dritare të re të jetës sate! Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshpërimit, e pas çdo vështirësie do të ketë lehtësim. Librin, që ndodhet para jush, e kam stolisur me vargje hyjnore, fjalë profetike, shembuj nga jeta e njerëze të mëdhenj, thënie madhështore, fjalë të urta, strofa poezie dhe thurje të veçantë, që mendoj se e kanë zbukuruar librin nga të gjitha elementet, dhe që shpresoj se i përgjigjet secilit nivel lexuesish.
Nuk dëshiroja t’i rëndoj lexuesit me fusnota, por dëshira ime ishte që përqendrimi i vëmendjes së lexuesit të jetë maksimal në brendësi të faqeve, në mënyrë që të ngërthehet mes vete çdo temë, dhe të mos shkëputet nga leximi! Prandaj, si rrjedhojë e kësaj, i kam hequr të gjitha fusnotat (me përjashtim të ajeteve kur’anore), me të vetmin qëllim që e citova sipër.
Përmbajtja e librit:
Çfarë është jeta? Edhe kësaj i thonë ‘jetë’! Jeta është sprovë! Jeta është e shkurtër! Ruajuni prej saj! Jeto sipas qëllimit! Problemet e jetës Vështirësitë tejkalohen me durim Mëso prej vështirësive dhe vuajtjeve Pas vështirësisë vjen lehtësimi! Ngushëlloi të goditurit Mbështetuni tek Allahu Ai i përgjigjet nevojtarit! Ai është me ju Krijuesi yt kujdeset për ty! Mos u dëshpëro ndaj veprimeve të tyre Lëre të keqin, i mjafton e keqja e tij Fali edhe ata që të dëmtojnë Kurseje gjuhën prej kritikave Dëboni hidhërimin! Ah sikur të mos ndodhte kjo! E ardhmja nuk parandalohet Ne ndeshemi me vdekjen çdo ditë Dera e cila nuk mbyllet kurrë! Mos u dorëzo asnjëherë! Koha shëron plagët Ndali lotët! Durimi është në goditjen e parë Shpresa të mos shuhet asnjëherë! Mos u dëshpëro! Nuk keni vetëm ju brenga Mos jeto me brengën e djeshme Ka edhe më keq se ju! Kënaqu me atë që ke
1. Titulli: Të jetosh pa brenga, Autor: Ejup Haziri
Jeta është një dhuratë e madhe, njeriu në të nuk lihet krejtësisht pa brenga, pikëllime e probleme, ato do ta shoqërojnë atë hap pas hapi. Njeriu do të kalojë në të nëpër faza të vështira, mirëpo nëse e kupton qëllimin e ardhjes së tij, atëherë me shfaqjen e durimit të tij, do ta ketë më të lehtë që t’i përballojë goditjet që do të marrë në jetë. Libri ka synimin kryesor, që brengat e njerëzve t’i largojë, mërzinë t’ua shuajë, pikëllimin t’ua dëbojë, e në jetën e tyre të sjellë qetësi, gëzim, e rehati shpirtërore. Të sprovuarit i përgëzon me falje dhe kënaqësi në jetën e gjithmonshme, paraprakisht në sprovat e tyre i këshillon që të jenë të durueshëm dhe me shpresë në ditët vijuese.
2. Tituli: Pendohu o mëkatar, Autor: Ejup Haziri
Një libër shumë i vlefshëm për qdo muslimanë.Libri ka një stil të lehtë dhe të kuptueshëm.Pendimi është shumë i rëndësishëm në jetën e njeriut, pa të nuk ka shpëtim, nevoja për të është e madhe, sidomos në kohën tonë, ku njerëzit janë përmbytur nga mëkatet dhe gabimet, e kanë harruar Allahun, janë dhënë pas punëve të këqija dhe irrituese, janë mashtruar nga shejtani i mallkuar, janë dhënë tepër pas kësaj dynjaje duke e harrua Ahiretin, kanëw harruar ringjalljen, Ditën e Llogarisë, kanë harruar Xhenetin dhe Xhehenemin. Ata tregohen shpërfillës ndaj Krijuesit të tyre, nuk kanë kurrfarë frike se nuk i zbatojnë urdhërat e Allahut, i keqpërdorin të drejtat e të tjerëve, janë dhënë pas epsheve.
3. Titulli: Përtërije Jetën, Autor: Muhamed el-Gazali
Atyre, që nuk e dinë kuptimin e fesë islame, dua t’ua tërheq vëmendjen në veçorinë kryesore të kësaj feje dhe t’ua bëj me dije se kjo është fe e natyrshme.Porositë dhe mësimet islame, për çdo aspekt të jetës, janë thirrje e natyrshmërisë së shëndoshë dhe e mendimeve të pastra; porositë e saj janë të mbjella në bazën e saj të pastër dhe ato dërgojnë në përsosmërinë dhe në qetësimin e plotë të shpirtit. Që prej kohësh jam pasionuar me ngjashmërinë ndërmjet trashëgimisë islame dhe nxjerrjes së përfundimeve nga ana e mendimtarëve të mëdhenj, rreth shumicës çështjeve shpirtërore, sociale e politike dhe nga kjo kam ndier një pajtueshmëri të madhe ndërmjet shpalljes së përvojës dhe shpalljes qiellore. Andaj, ashtu siç bashkohet përgjigjja e përshtatshme në gjuhën e të dyja burimeve, ashtu edhe parashtrohet një pyetje, është unifikuar shprehja e natyrshmërisë njerëzore e shëndoshë - e ajo drejton në rrugën e mirësisë - me shprehjen e argumenteve qiellore, ndërsa ajo i udhëzon të gjithë njerëzit në rrugën e drejtë.
4. Mos u trishto (Psikologji Islame), Autor: Aid el-Karni
Në këtë vepër bëhet fjalë për atë që jeton nën fatkeqësira dhe që e prekën vështërsitë e brengat e kësaj jete, atë që iu grumbulluan shqetësimet e demoralizimet si një grup ushtarësh palë-palë, dhe atë që ngushtësia shpirtërore se le të qetë, por ia prish qetsin shpirtrore.
Njeriu mundet. Mundet ta ndryshojė gjendjen e vet. Por, i mungon vullneti. Vullnet, tė dish dhe tė duash. Ndoshta nuk di tė ndryshojė. Ndoshta edhe nuk do! Edhe mund tė ketė frikė nga ndryshimi. Ka njerėz qė janė pajtuar me pėrditshmėrinė e tyre. Me mjerimin, plogėshtinė. Rrinė tė mbyllur nė vetvete. Bėjnė njė jetė tė zymtė. Tė pakuptimtė. Mund tė jetė edhe arsyeja e pavetėdijes.
Por mund tė jetė edhe shkaku i shtypjes!
Shoqėria jonė ėshtė e shtypur. E shtypur nga tė gjitha anėt. Njerėzit nuk janė tė qetė tė mendojnė pėr tė nesėrmen e tyre, sepse i ka shtypur njė rrotė e rėndė. Ajo as nuk pėlcet e as nuk kalon kurrizin e tyre. Pesha e saj as nuk mund tė shtyhet, e as mbi kurriz tė mbahet. Ashtu, i ngecur nėn tė, ēfarė mund tė bėjė i mjeri.
Prapė, i mjeri!
Jo nuk ėshtė i mjerė, por nuk beson! Ėshtė mohues i fuqisė dhe aftėsisė qė Zoti ia dhuroi. Ai pajtohet me rrotėn mbi kurriz. Madje ka filluar t’i bindet ngjyrės dhe aromės. Ajo i ėshtė bėrė strehė. Shtėpi e tij. Zgjohet nė mėngjes, pėrshėndetet me tė, shoqėrohet me tė, diskuton me tė, ha dhe pi me tė, ashtu nė mesditė, ashtu edhe nė mbrėmje. Nuk i shkon nė mendje se mundet t’i thotė: Hiqmu qafe, ose tė hoqa qafe!
Jo pa lot e pa djersė! Ndoshta edhe i pėlqen dhuna e padrejtėsia. Kushedi, ndoshta edhe ėshtė brumosur tė bėjė jetė nėn trysni e nėn mashtrim. I brumosur, i mėsuar.
I gdhendur qė tė jetė shėrbyes i rrotės!
Ti qė mbi kurriz ke njė rrotė tė rėndė, po e mbyt vetveten. Po e shtyp qenien tėnde me duart e tua. Mos e kėrko dhunuesin, as tė padrejtin, sepse ti je ai qė kundėr vetes po ushtron dhunė e padrejtėsi.
Ti je duke e shtypur atė!
Eja, zgjohu, mblidhe dhe kape veten, ndrysho! Ndryshoje gjuhėn e tė folurės, tė mendimit, tė pėrshtypjes. Mos e prano dobėsinė. Mos e prano pėrēmimin. Mos e prano injorancėn. Mos lejo tė tjerėt tė shkelin mbi ty, e ti i shtangur rri.
Mos lejo tė tjerėt tė zbrazin forcat tua mendore, shpirtėrore e morale.
Ke mundėsi pėr tė nesėrme ndryshe. Pėr tė nesėrme me tė ardhme tė ndritur. Ti mundesh, zbuloje kėtė! Ti qė kur ke lindur, linde me aftėsi e mundėsi. Je i veēantė nga ēdo njeri tjetėr, vetėm se kėtė gjė duhet t’ia dėshmosh vetes. Bėje me angazhim!
Beso nė fuqitė tua! Mos iu mbėshtet njerėzve! Bashkėpuno me ta! Por, parėsore, pėrpiqu me vetveten!
Lėviz, medito.
Tė jesh i sigurt se, asnjė njeri nuk mund tė rrėmbejė atė qė ke brenda vetes. Nuk tė rrėmbejnė dot dėshirat dhe ėndrrat tua. As vizionin tėnd. Ti mund tė kesh njė jetė mė tė lumtur, mė tė qetė, pėrplot suksese. Mos u pajto me dėshtimin, vazhdoje rrugėn. Mos u pajto me dėshpėrimin, pėrballu kundėr tij. Mos u pajto me sėmundjen, luftoje atė. Ti me veten tėnde zgjidhi ēėshtjet e tua.
Mos prit nga tė tjerėt. Ti je ēelėsi i vetvetes. Ti mund ta shfrytėzosh tokėn tėnde; fuqinė e mendjes, tė emocioneve, tė moralit. Ti je ai qė ke nė duar tė nesėrmen tėnde. Atė mos ia beso njerėzve.
Jemi nė njė kohė tė vėshtirė. Mungesa e besimit dhe mirėkuptimit. Pėrhapja e hipokrizisė dhe injorancės.
Mjaftohu tė jesh dėshmitar i vetvetes! Mjaftohu tė mbash nė duart tua veten tėnde. Mbill me duart tua. Hape zemrėn ndaj fjalės sė dobishme, tė urtė e tė bukur. Mbylle zemrėn ndaj tė kotės. Ruaje veten nga e pavėrteta, gėnjeshtra e mashtrimi.
Edhe pse mund tė duket e bukur njė fjalė, sjellje a veprim, megjithatė, ti njėherė gjykoje me drejtėsi. Drejtėsinė mbėshtete nė argumente tė qarta. Me arsye tė shėndoshė. Mos lejo ndaj teje tė ushtrohet dhunė.
Ruaje paqen dhe mbroje atė! Pėrpiqu me njė pėrpjekje tė denjė pėr tė nesėrme tė ndritur!