Mirë se vini në Shopin e Fondacionit të Rinisë Islame në Cyrih KUJDES: Porositë jashtë Zvicrre i dërgojmë vetëm pasi ta bëni parapagesën.Ju zgjidhni artikujt që dëshironi ti porositni dhe pastaj na kontaktoni në këtë adresë: islamischen@sunrise.chpastaj ne ju tregojmë si mund ta bëni parapagesën.
Titulli: Kompleti i Tefsirit të Ibn Kethirit 8 Vëllimet Autor: Imam Ismail ibn Omer ibn Kethir Përktheu: Mr. Bashkim Aliu Redaktorë profesionalë: Mr. Mahir Hasani, Mr. Ajni Sinani Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi Korrektor: Nuridin Ahmeti Formati: B5 Shtypi: Focus Print — Shkup Përfaqësitë: Për Kosovë: Libraria SIRA Për Shqipëri: Nektari ESXH Për Maqedoni: FURKAN ISM Botues: Fondacioni i Rinisë Islame
Titulli: Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam Autorë: Ibn Kajim el-Xheuzi Përktheu:Hanife Alija-Dauti Redaktor profesional: Mr. Sadik Mehmeti Redaktor gjuhësor: Dr. Hysen Matoshi Korrektor: Behar Kaçeli Realizimi teknik dhe dizajni: Bashkim Mehani Botues: Fondacioni i Rinisë Islame
Mjekësia pejgamberiane e ka një element hyjnor. Ky element i mjekësisë pejgamberiane krahasuar me mjekësinë e përgjithshme i ngjason raportit të mjekësisë së përgjithshme me mjekësinë popullore. Autoritet më të mëdha mjekësore pajtohen me këtë fakt, pasi që shkenca në të cilën shquhen ata është rezultat i krahasimeve, eksperimentimit, inspirimit, vizionit dhe hipotezës. Llojet e ilaçeve, të cilat i ka përdorur i Dërguari i Allahut dhe shokët e tij nuk kanë qenë medikamente me përzierje kimike të quajtura farmaceutike, por kanë qenë të thjeshta dhe të papërziera, ku shumica e tyre përbëhej vetëm nga një element përbërës. Nganjëherë shtonin edhe ndonjë substancë tjetër ushqyese për ti ndihmuar ilaçit apo për t’ia rregulluar shijen. Prej CHF 28.00 CHF
.
Përgjatë 90 minutave të këtij filmi artistik që vjen psesë e serisë “Imamët në rrugën e drejtë” do të shohim detaje nga jeta e dijetarit më me peshë në historinë Islame, i cili ka qenë njëri prej shkaqeve për t`u ruajtur Islami ashtu si ka zbritur, i njohur si Imam Buhariu.
Muhammed ibn Ismail el-Buhariu u rrit në shtëpi të ndershme dhe me plotë dituri, ngase i ati i tij ka qenë prej dijetarëve dhe prej transmetuesve të hadithit. Si i ri filloi mësimin e tij nëpër dijetarët e vendit të tij dhe përparonte shumë shpejt, sidomos në shkencën e Hadithit.
Udhëtimet e tij nëpër qendrat e diturisë u shtuan shumë, gjithë këtë e bënte për të kërkuar diturinë nga më shumë dijetar, Prej vendeve që ka kërkuar dituri janë: Meke, Medine, Sham, Egjipt, Harran, Musil, Basra, Kufe, Bagdad, Horasan, Irak etj. Udhëtimi i tij nëpër këto vende i bëri shumë dobi sepse ai ishte i zellshëm gjatë kërkimit të diturisë, meditonte çdoherë dhe e përsëriste atë që e kishte mësuar.
Dijetarët prej të cilëve përfitoi janë shumë, ngase kishte udhëtuar në shumë vende, ashtu që ka dëgjuar dhe ka shkruar nga mbi 1080 dijetarë. Prej nxënësve në të njohur të tij janë: Ebu Husejn, Muslimi ibn Haxhxhaxh, Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Hatem, Ebu Zur`ah, Ibn Huzejme dhe tjerë. Ibn Ebi Shejbe ka thënë: “Nuk kemi parë asnjëherë sikur Buhariu”
Ibn Huzejme ka thënë: “Nën këtë Qiell nuk kam parë njeri më të ditur në hadith dhe me memorie më të fortë se sa Muhamed ibn Ismail el-Buhariu” Dijetarët kanë thënë se nuk është çudi se i ka ditur hadithet saktësisht, çudi është se në moment i ka mësuar edhe hadithet që i kanë thënë ata. Libri me të cilin u bë i njohur si imam i fesë është Sahihul Buhariu, në të cilin ka përmbledhur hadithe të Resulullahut a.s. Të gjitha hadithet në këtë libër janë të vërteta. Dijetarët kanë thënë se libri më i vërtet pas Kur`anit është Sahihu i Buhariut.
Filmi është në gjuhën arabe i përkthyer me titra në gjuhën shqipe